“Arsim Shala prej sot i bashkohet Aleancës në Gjilan. Punonjës i OKB-së me 22 vjet përvojë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Arsim Shala ka pasur detyra të ndryshme si Menaxher i Projekteve, Ekspert i Programeve ERP-SAP dhe Prokurimit, si dhe Menaxher i Financave.
“Në Aleancë sepse, sipas tij, është subjekti i vetëm politik që i ka ofruar shumë Kosovës përgjithësisht dhe veçmas Komunës së Gjilanit, si dhe për shkak se kryeministri e kryetari Ramush Haradinaj ka qenë konsistent në të gjitha temat e interesit nacional”, ka thënë Gagica.
Sipas tij, Arsimi në Aleancë është vlerë e shtuar, po ashtu edhe për Gjilanin e për Kosovën. Njerëz me këto vlera i duhen Gjilanit sepse tani shihet se ka degraduar në secilën pikëpamje me qeverisjen aktuale. Ne do ta bëjmë ndryshim sepse e kemi dëshmuar se vërtetë jemi ndryshe.
“Aleanca mbetet e hapur për të gjithë. Bashkohuni krah nesh sepse duke qenë bashkë e me qëllime të mira, Gjilani do ta ketë shansin të qeveriset siç e meriton. Mirë se vjen në Aleancë, në shtëpinë tonë të përbashkët, Arsim”, ka thënë kryetari i AAK-s së Gjilanit, Nazim Gagica. /2LONLINE/