“Nga sot, rrugëtimit tonë në Aleancë iu bashkua edhe sportist profesionist, trajneri dhe ish-kampionin ballkanik në xhudo, Rifat Azizi”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, Rifat Azizi i ka dhënë shumë sportit të xhudos, duke krijuar kampionë të rinj. Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në profesionin e tij dhe përgjithësisht në jetën shoqërore.
“Mirë se vjen Rifat në shtëpinë tanimë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Gagica. /2LONLINE/