“Sot, Aleancës në Gjilan iu bashkuan shumë gra të zonja gjilanase. Qytetarë të shumtë çdo ditë po i bashkohen Aleancës publikisht por janë shumë edhe prej atyre që po e mbështesin fuqishëm si individë e si familje”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Sipas tij, në secilin nivel të qeverisjes, Aleanca ka dëshmuar se din, mundet dhe ka vullnet me qeverisë drejt, pernime dhe në përputhje me ligjin.
Gagica ka thënë se Qeverisja e Aleancës me kryeministër Haradinajn, Gjilanit i kishte dhënë mbi 150 milionë euro investime kapitale, projekte këto që e patën rikthyer fuqishëm shpresën e gjilanasëve për një jetë më të dinjitetshme, kështu derisa u ndërrua pushteti i cili tanimë ka degraduar totalisht..
“Bashkohu edhe ti me ekipin më të mirë politik në Gjilan, me njerëzit e deshmuar në secilën periudhë, me ata që munden dhe dinë me zhvillu Gjilanin. Dyert e Aleancës janë të hapura për të gjithë”, ka thënë gagica i AAK-së. /2LONLINE/