DYLON

KBI në Gjilan organizoi “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit

KBI në Gjilan organizoi “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka organizuar “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit  për këtë vit. Ky event u mbajt në sallën e sporteve “Bashkim Selishta “ në Gjilan, në praninë e strukturave  udhëheqëse të KBI-së dhe shumë familjarëve të haxhinjve  të cilët kishin ardhur për t’u përshëndetur para nisjes për në vendet e shenjta (Mekke dhe Medine) në Arabinë Saudite.

Kryetari i Këshillit të KBI-së, Naim Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e haxhit si një nga bazamentet kryesore të fesë islame. Pastaj, kryeimami i KBI-së, Ilaz Mustafa, lexoi duanë kryesore para nisjes për haxh e më pas sekretari i KBI-së, Agim Hyseni, lexoi një nga një emrat e haxhinjve të sivjetëm.

EkoHigjiena

Numri i haxhinjve nga Komuna e Gjilanit është 152. Këta do të jenë të ndarë nëpër grupe me nga 30 haxhinj, e do të udhëhiqen nga Naim Aliu, Mustafë Hajdari, Ilmi Krasniqi, Fidan Xhelili dhe Januz Leka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.