“Bashkë me sektorin e Arsimit në kuadër të degës së Aleancës në Gjilan, vizituam sot Universitetin “Kadri Zeka” ku u mirëpritëm nga rektori, z.Artan Dërmaku. Atë e uruam për detyrën e re si dhe e përgëzuam për sukseset që po shënon Universiteti. Falëndruam edhe stafin akademik të UKZ-së për punë të shkëlqyer prej ditëve të para e deri sot”, ka thënë, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai tha se Aleanca do të jetë krah i fortë i secilit udhëheqës e institucion që ka për qëllim dhe në fokus interesin e përgjithshëm shtetëror e qytetarë.
“Universiteti “Kadri Zeka” i ka mundësitë të bëhet institucion arsimor i matshëm me universitetet e vendeve më të zhvilluara, kjo nuk bëhet vetëm e përmes disave, bëhet me angazhimin e të gjithëve dhe me përkushtim në punë. UKZ është në rrugë të mbarë dhe kjo na gëzon të gjithëve”, ka thënë ggica i AAK-së. /2LONLINE/