Ende është duke vazhduar me sukses implementimi i projektit ‘Ruje, mos e gjuj’, i lansuar në mars të këtij viti, e që ka për qëllim kryesor krijimin e një sistemi të duhur të menaxhimit të mbeturinave përmes stimulimit të riciklimit përmes ndarjes në burim, në mënyrë që të kemi mjedis të pastër në të ardhmen thuhet në komunikatën e Organizatës ‘Green Art Center’ .
Kësisoj, edhe vendi ynë po shkon drejt hapave të një shoqërie që praktikon ndarjen e mbeturinave të riciklueshme.
Organizata ‘Green Art Center’ sikurse edhe më herët, falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtar, po arrin me sukses të shtrijë dalëngadalë kulturën për riciklim, e rëndësishme për vetëdijesimin e secilit për një mjedis të pastër jetese.
Kësisoj iniciativave për riciklim i është bashkangjitur dhe ‘Coca Cola HBC’ në kuadër të kampanjës “Ruje mos e Gjuj” që do të zgjas rreth 9 muaj, dhe në kuadër të këtij projekti është duke u bërë ndarja e mbeturinave në burim në 500 amvisëri në komunën e Vushtrrisë dhe janë duke u shpërndarë shporta për mbeturina të riciklueshme në subjekte gjeneruese të mbeturinave të ambalazhimit në komunën e Prishtinës.
Në kuadër të këtij projekti, komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Kompaninë Publike Uniteti (KRM) dhe ‘Green Art Center (GAC)’ po vazhdojnë projektin për ndarjen e mbeturinave në burim. Pas rritjes së kapaciteteve për grumbullim të mbeturinave të riciklueshme të amvisërive, është shtuar intensiteti i punës së kompanisë për transportim deri në qendrën për paketim dhe ambalazhim, vend në të cilin ka filluar edhe seleksionimi i materialeve te riciklueshme si: plastikë, kanaqe etj. si dhe paketimi i tyre në formë të presuar me qellim shitjen e tyre. Sasia që grumbullohet falë gatishmërisë qytetare për të zbatuar ndarjen në burim do të ndihmoj në funksionalizimin e kësaj qendre dhe gjenerimin e vendeve të punës në këtë sektor. Në një periudhe 1 mujore janë grumbulluar rreth 6 ton mbeturine të riciklueshme vetëm në amvisëri në Komunën e Vushtrrisë.
Kjo kampanjë i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.
Projekti ‘Ruje, mos e gjuj’, përkrahur prej ‘Coca Cola HBC’ do te zbatohet në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë.
Disa komuna në Kosovë ku GAC vepron tashmë janë duke zbatuar me sukses praktikën e ndarjes në burim për Riciklim dhe ku rezultatet tregojnë gatishmëri qytetare dhe institucionale për të përkrahur këtë proces.
Kësisoj, krijuesit e mbeturinave të riciklueshme prej ambalazhimit duhet të kenë parasysh përgjegjësinë për krijimin e kushteve për trajtim adekuat të mbeturinave të riciklueshme me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbetjeve që shkojnë ne deponi.