Futbollistja amerikane, Sydney Leroux, është kthyer në stërvitje për turneun parasezonal me ekipin e saj, edhe pse është 5 muaj e gjysmë shtatzënë.
Sydney Leroux Dwyer, e cila i ka bërë 77 paraqitje për ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkua të Amerikës, për momentin është duke luajtur me Orlando Pride.
Para sezonit të ri, ish-futbollistja e Vancouver Whitecaps dhe Kansas City shihet duke i bërë stërvitjet, përderisa në qendër të vëmendjes mbetet barku i saj.
“Nuk mendoja se do t’i filloj stërvitjet e turneut parasezonal 5 muaj e gjysmë shtatzënë, por ja ku jemi!”, shkruan Lerous në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.