Mesfushori i krahut dhe sulmuesi, Shpend Asani në dimër kishte ardhur me bujë te madhe te SC. Gjilani, por që nuk arriti ta tregojë vetën.
Kështu, Asani dhe Gjilani kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe futbollisti ka marrë destinacion tjetër.
Ai është sot një nga pesë përforcimet cilësore të KF Besa nga Dobërdoli i Maqedonisë Veriore.
Shpend Asani më parë kishte luajtur për Shkëndijën. Ai kishte bërë karrierë edhe në FC Shkupi dhe KF Vëlazërimi nga Kërçova