FC Drita po përgatitet maksimalisht për takimin e të dielës (me 22 shtator), ku para shikuesve të vet sfidohet nga rivali i vjetër Trepça ’89.
Futbollisti i Dritës, Liridon Lecia ka thënë se skuadra e tij është në garë për titullin e kampionit, sikurse Feronikeli, Prishtina dhe Llapi.
Mbrojtësi i dëshmuar befason me vlerësimin për rivalin lokal të Dritës, SC Gjilanin, duke mos e llogaritur si kandidat për kreun e tabelës.
“Normalisht që Gjilani ka bërë përforcime të forta, mirëpo nuk e shoh konkurrent për titull, sepse nuk do të mund të kenë vazhdimësi siç kanë pasur deri me tani. Unë shoh shumë më shumë kandidat për titull se sa Gjilani. Feronikeli, Prishtina, Llapi edhe këta do të jenë kandidat për titull ashtu siç do të jemi edhe ne deri në fund”, deklaroi Leci.
Skuadra bardhekaltër kërkon tri pikë te dielen ne shtepi, duke shpresuar që të gabon Gjilani dhe të marrin kreun e tabelës.
Aktualisht, Drita ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me dy pikë më pak se Gjilani që kryeson klasifikimin me 12 të tilla.