“Pauza ndërkombëtare e kampionatit shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese sheh të angazhuar dy futbollistët e Gjilanit, Fatjon Bunjaku dhe Oltion Bilalli me ekipin e shpresave të vendit”, thuhet në njoftImin zyrtar të SC Gjilanit.
Bunjaku dhe Bilalli janë bashkuar me Kosovën U21 për ndeshjen ndaj Gjermanisë, në kuadër të ndeshjes eliminatore për kualifikim për Kampionatin Evropian në Sllovaki në vitin 2025.
Takimi do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz, me fillim nga ora 18:00.
“Klubi u uron Fatjonit dhe Oltionit një përfaqësim dinjitoz dhe sa më pozitiv me fanellën ‘dardane’, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. /2LONLINE/