DYLON

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, vizitoi pikën e kalimit kufitar në Vermicë

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, vizitoi pikën e kalimit kufitar në Vermicë
Avatar photo Redaksia

Sot, në vendin tonë ka qëndruar z.Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), i cili realizoi një vizitë zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Gjatë kësaj vizite z.Robinson u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor z.Kushtrim Hodaj, Drejtori i Departamentit për Hetime Kolonel Agron Nezaj dhe Drejtori i Departamentit Kufitar Nënkolonel Fehmi Xhata.

EkoHigjiena

Fillimisht z.Robinson u njoftua nga afër lidhur angazhimin policor në luftimin e krimit trans kufitar, trafikimin me narkotik e qenie njerëzore si dhe me procedurën e kalimit kufitar dhe të kontrollit të automjeteve që realizohet në këtë pikë kufitare, e në veçanti për kontrollin e detajuar të automjeteve që bëhet me pajisje të sofistikuara si donacion i INL-it.

Përveç kësaj Drejtori Hoxha, e njoftoj në detaje z.Robinson për sulmin terrorist të ndodhur me 24 shtator 2023 në veri të vendit, më saktësisht në Bajnskë të Mitrovicës, si dhe njëkohësisht e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës. Ndërsa z.Hodaj nga IPK-ja njoftoj lidhur me realizimin e operacionit të suksesshëm antikorrupsion të koduar PIKA, si dhe po ashtu falënderoi z.Robinson për mbështetje ndaj IPK-së.

Në anën tjetër z. Robinson u nda i kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e pranuara, ku për këtë falënderoj Drejtorin Hoxha, z.Hodaj, z.Nezaj dhe z.Xhata, të cilët i siguroi se INL do të vazhdoj me përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.