(2L ONLINE) – Vikendi ka qenë i pasur për dashamirët e futbollit, pasi kanë patur mundësinë të ndjekin ndeshjet kampionale të ligës “Agim Ramadani”. Ulëset e Palestrës së Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” kanë qenë të mbushura për dy ditë më radhë dhe në javët në vazhdim pritet të jenë njësoj pasi ndeshjet sa shkojnë e bëhen më interesante.
Hapja e xhiros së tretë ka filluar me ndeshjen derbi ndërmjet skuadrave Djemtë e Qytetit dhe Vëllezërit Aliu të cilën e fituan këta të parët me shifra minimale (1:0), për tu shkëputur në kreun e tabelës me pike maksimale pas xhiros së tretë.
Pikët maksimale edhe pas kësaj jave i ka marrë lideri, The Living Room që këtë vikend ka rehatuar Dalinë me shifra të larta (5:1).
Policia e ka njoftuar Autoshkollën Arti me humbjen e parë këtë sezon. Me humbjen e pare është njoftuar edhe Eurolloto që u gjunjëzua nga Besi. Karadaku, Mobicasa dhe Verbica kanë shijuar tre pikëshin e pare pas xhiros së tretë, ndërkohë Las Vegas u është rikthyer fitoreve pas dështimit të javës së shkuar.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/