Fusha ndihmëse me bari sintetik në Gjilan, ku ishte paraparë të zhvillohet derbi i sotëm mes FC Drita e SC Gjilani është dëmtuar, por se ajo do të riparohet andaj edhe ndeshja e paraparë do të luhet ashtu siç ka qenë e planifikuar, sot në ora 15:00.
Klubi nikoqiri i këtij derbi, FC Drita përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije sev “pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes së sotme është në pikëpyetje, ju njoftojmë se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar”.
“Pjesa e dëmtuar e fushës do të riparohet falë ndihmës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila me t’u njoftuar ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit Drita.
Përndryshe, FC Drita ka falënderuar FFK-në për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar. /2LONLINE/