DYLON

Prokuroria e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi

Prokuroria e Gjilanit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit  dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Departamenti i krimeve të rënda: ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Gjilan,  ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.