Furtunë
Dhembja të vije ngadalë
mprehtë
Si tehu í shpatës në lak
Sa ëmbël do ta ndjesh një
rrjedhë të lehtë lotësh
Dhe si flakë digjen engjëjt e tu
Do ta shohësh!
Mbase, qepallat do rëndohen
E sytë mjegullt do të shohin
Por,
Një rënkim i lehtë trishtimi
Do ta bëjë madhështore vdekjen
tënde
Ti,
Flijohu e vyshkura zemër
Rrahjet tua
Më vonë do ta godasin botën
/Shpresa KURTESHI/