Janë funksionalizuar edhe 23 nënshtabe të LDK-së në Gjilan, përkatësisht në Iliria, Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Ferizajt, Arbëria, Dardania I, Dardania II, Rruga e Prishtinës, Deremahallë, Zabel, Kmetoc, Dobërqan, Përlepnicë, Blinicë, Pogragjë, Llovcë, Kishnapole, Ponesh, Brecalc, Livoq i Epërm, Qendra, 2 Korriku, Dheu i Bardhë e Baja.
“Edhe gjatë takimeve të sotme është parë entuziazëm e mobilizim i jashtëzakonshëm në përkrahje të kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës prej 38 kandidatëve për këshilltarë komunal të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.
“Gjatë qindra takimeve në terren, qytetarët kanë vendosur që t’ia vazhdojnë mandatin kryetarit, Lutfi Haziri, fitorja e të cilit do të konfirmohet në formë plebishitare më 17 tetor. Mijëra aktivistë e veprimtarë të LDK-së në Gjilan, të cilët janë aktivizuar tashmë, do t’i vazhdojnë takimet derë më derë, duke respektuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19”, thuhet në komunikatën e LDK-së[ së Gjilanit. /2LONLINE.com/