(2L ONLINE) – Vikendi që lëmë pas solli ndeshjet e javës së dytë në program të Ligës “Agim Ramadani”. Si çdo javë të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, patën mundësinë të argëtohen me spektaklin që kanë garantuar organizatorët dhe me atë se çfarë përformuan skuadrat brenda fushës së lojë.
Ndeshja e parë e kësaj jave u zhvilluar ndërmjet Las Vegasit dhe Verbicës, me fitoren e kësaj të fundit. Dueli ishte mjaft interesante dhe dramatik, ndaj dhe fituesi i saj u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.
Dueli më interesant i javës së dytë, ndërmjet skuadrës Vëllezërit Aliu dhe Katanas u mbyll me barazim pa gol. Në fakt ndeshja u përshkua me shumë raste për shënim, por ishin dy gardianët e skuadrave rrespektive të ndihmuar ndonjëherë edhe nga shtyllat, bënë që portat të mbeteshin të paprekura.
Granit Aliu, futbollist i skuadrës Vëllezërit Aliu u mundua të hap portën e skuadrës së Katanas, por ishte Liburn Dema ai që e kishte blinduar atë, duke pritur penaltinë në fillimin e pjesës së dytë. Në fund dy skuadrat uruan njëra tjetrën me shtrëngim duarsh sikurse para duelit, duke treguar kështu një sportivitet dhe kulturë të lartë.
Skuadra SK Arifi vazhdon të impresionojë me formën fantastike të treguar në javët e para të kampionatit. Këtë vikend ata mposhtën skuadrën Keramika Internacional që duket se nuk ishin në elementin e duhur. Në sezonin e parë të saj, skuadra SK Arifi ka treguar formë jashtëzakonisht të mirë, një kulturë të lartë sportive, pikërisht ajo që i duhet ligës “Agim Ramadani”.
Skuadra Budrika, ka marrë fitoren e parë këtë vikend deri sa ka mposhtur Dobërçanin me rezultat të ngushtë. Ndeshja ishte mjaft e niveluar dhe deri në çastet e fundit të saj, fituesi ishte dilemë për të pranishmit që panë se çfarë të shohin nga këto dy skuadra.
Eksimori ka treguar formë të lartë në duel me skuadrën Migjeni, me ç’rast e ka kurorëzuar paraqitjen e mirë me tre gola që i sollën tre pikët e rradhës. Një ndeshje jashtëzakonisht e bukur, me aksione model të cilat vetëm tri herë prekën rrjetën dhe atë nga njëra skuadër.
Fatbardhi ka regjistruar një tjetër fitore të rradhës, por më vështirë seç pritej kanë mposhtur skuadrën Dalia, që në çastet e fundit të takimit ka mundur fare lehtë të dalë edhe me një pikë të arkëtuar.
Karadaku dhe FSK-ja, kanë zhvilluar një ndër ndeshjet më dramatike në këtë fillim sezone. Epërsia ndryshonte pronarin herë pas herë, deri sa epilogu real i kësaj ndeshje të mrekullueshme ishte baras, me ç’rast dy skuadrat në fund arkëtuan nga një pikë.
Skuadra Xixa, ka marrë fitoren e parë këtë edicion, deri sa ka mposhtur MobiCasan, me rezultat të ngushtë. Dueli ishte i baraspeshuar gjatë gjithë ndeshjes, por fundi i ndeshjes ishte vendimtar për të përcaktuar skuadrën Xixa si fitues të ndeshjes.
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/