Shqipëria në dhjetor të vitit 1945, bëri zgjedhjet vetëm me listën e diktaturës së PKSH-së dhe asambleja që doli nga këto zgjedhje në janar 1946, shpalli Shqipërinë republikë popullore si dhe miratoi kushtetutën e re sipas stilit sovjetik.
Shkruan: Sami ARIFI
Jugosllavia e njohu Shqipërinë e re zyrtarisht në prill të vitit 1945. Edhe Britania, SHBA dhe BRSS (Bashkimi Sovjetik) e njohën në nëntor të vitit 1945, por që SHBA-të dhe Britania nuk pasuan me shkëmbimin e misioneve diplomatike me Shqipërinë, për shkak të zgjedhjeve që nuk ishin demokratike.
Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore, kur mbaroi lufta me nazistët gjermanë, Shqipëria ishte me pavarësi të rivendosur në kufijtë e para luftës, me qeveri të re komuniste e cila ishte pa dyshim e aftë të impononte vullnetin e saj. Edhe se kjo qeveri s’ishte e njohur prej fuqive aleate, megjithatë ajo kishte marrëdhënie nëpërmjet misioneve ushtarake me Jugosllavinë, Britaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Sovjetik e të tjera.
Enver Hoxha kishte frikë nga krizat që mund t’i vinin atij nga ndryshimi rrënjësor i shtresave të shoqërisë shqiptare dhe ndaj gjithë fuqive të mëdha, pjesërisht nga varfëria ekuivoke e PKSH-së që varej me të madhe prej PKJ-së dhe pjesërisht nga papjekuria e PKSH-së e nga shpejtësia dhe cektësia e revolucionit që PKSH-ja kishte nisur t’i impononte vendit.
Regjimi i ri i Enver Hoxhës nisi një formë ashpërsive të ashpra të luftës së klasave, duke nisur me gjyqe të bashkëpunëtorëve dhe të “armiqve të popullit”, përmes organit të punëve të brendshme, me dënime më drakonike, me vdekje, duke i internuar familjet e tyre në kampe pune dhe duke shpronësuar pasuritë e tyre. Regjimi komunist shqiptar në gusht të vitit 1945 bëri reformë rrënjësore për tokën, që e fshiu gjithë klasën e vjetër të pronarëve të tokave.
Personeli i përgatitur i aftë për administratë iu nënshtrua përndjekjeve, prandaj në këtë kohë Partia komuniste dhe Ushtria Nacionalçlirimtare s’ishin të gatshme ta kryejnë këtë punë. Ushtria në krye me Mehmet Shehun vepronte me ashpërsi, me një dorë të hekurt, kundër çdo shenje rezistence ndaj masave revolucionare. Me shtyrjen përpara të revolucionit, problemet ekonomike të Shqipërisë rriteshin, krijonin edhe më tepër vështirësi. Me rritjen e vështirësive ekonomike , Enver Hoxha e shpejtoi zbatimin e masave “socialiste”.
Fati i popullit u bë shumë i rëndë, që u kthye në një motiv për më shumë represion dhe ndryshime sociale të pamëshirshme. Shqipëria shpejt hyri në mosmarrëveshje me Britaninë e Madhe dhe me SHBA-në. Këto të fundit i bënë thirrje Shqipërisë për zgjedhje të lira e të drejta për liritë që lidhen me to. Prandaj, Shqipëria kështu hyri në mosmarrëveshje në marrëdhënie me jashtë, me shtetet demokratike. Udhëheqja shqiptare mendonte se në këtë mënyrë fuqitë perëndimore po kërkonin ta minimizonin revolucionin.
Shqipëria në dhjetor të vitit 1945, bëri zgjedhjet vetëm me listën e diktaturës së PKSH-së dhe asamblea që doli nga këto zgjedhje në janar 1946, shpalli Shqipërin republikë popullore si dhe miratoi kushtetutën e re sipas stilit sovjetik. Jugosllavia e njohu Shqipërinë e re zyrtarisht në prill të vitit 1945. Edhe Britania, SHBA dhe BRSS (Bashkimi Sovjetik) e njohën në nëntor të vitit 1945, por që SHBA-të dhe Britania nuk pasuan me shkëmbimin e misioneve diplomatike me Shqipërinë, për shkak të zgjedhjeve që nuk ishin demokratike.
Ndihma pas luftës në Shqipëri ishte e domosdoshme. Sundimtarët komunist në Shqipëri e kundërshtuan ndihmën e huaj, që vinte nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara për ndihmë në rindërtim, që dilte përtej shkarkimeve të furnizimeve në port. Marrëdhëniet u ashpërsuan edhe më tej në tetor të vitit 1946 në të cilën u dëmtuan dy anije luftarake angleze nga minat, humbi çdo rast që të vendoseshin marrëdhënie diplomatike normale.
Britania e Madhe e pastaj edhe SHBA-të i tërhoqën nga Shqipëria misionet e tyre ushtarake. Refuzimi i Shqipërisë për të pranuar përgjegjësinë nga Gjykata Ndërkombëtare i ka penguar që atëherë marrëdhëniet shqiptaro-angleze. Si pasojë edhe ari shqiptar i paraluftës ka mbetur nën kontrollin trepalësh të SHBA-ve, Britanisë, dhe Francës.
Lidhjet në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë thelloheshin, në korrit 1946, ku midisë dy vendeve u nënshkrua traktati i miqësisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke. Kjo i dha kontroll jugosllavëve mbi ekonomin shqiptare siç kishte BRS kontroll mbi ekonomitë e vendeve satelite të Evropës Lindore. Pra, edhe gjatë luftës civile në Greqi, Jugosllavia dhe Shqipëria i bënë zonat e tyre jugore të hapura. Kjo çoi edhe më në largimin e SHBA-ve dhe Britanisë nga Shqipëria, çoi në shkëputjen e ndihmave të Perëndimit.
Lidhjet me Jugosllavinë nuk përmirësuan gjendjen ekonomike në varfërinë e Shqipërisë, përkundrazi, prandaj kjo shkaktoi lindjen e tensioneve shqiptaro-jugosllave. Enveri vendosi kontakte me Stalinin, që nga mesi i vitit 1947, kështu që i dha atij një farë shprese për ta mbajtur larg edhe ca kohë kapërcimin nga Titoja, por Koçi Xoxeja, njeriu numër dy në PKSH dhe ministër i punëve të brendshme, punonte me gjithë qejf me jugosllavët.
Për të hy në një farë lloj federate me Jugosllavinë, ose, ndoshta me Jugosllavinë dhe Bullgarinë, dukej se do të ishte viti 1948. Koçi Xoxja i dha autoritetit të Enver Hoxhës një goditje, që dukej se do të ishte vendimtare, kur disa nga mbështetësit ose aleatët e Enver Hoxhës u përjashtuan nga Komiteti Qendror në shkurt të vitit 1948, duke përfshirë edhe Mehmet Shehun, i cili e humbi postin e tij si shefi i shtabit të ushtrisë.
U detyra edhe Enver Hoxha të bëhej autokritikë. Meqë shpejtë arriti mosmarrëveshje mes Titos dhe Stalinit, koha s’punonte më për Xoxen. Në qershor të vitit 1948 Titoja dhe Jugosllavia përfundimisht u ndanë nga Stalini e Moska. Prandaj Hoxhës iu dha mundësia të shkëpuste lidhjet me Jugosllavin dhe të pastronte Xoxen dhe përkrahësit e Xoxes që punonin në favor të politikës jugosllave.
Velimir Stojniç i cili kryesonte delegacionin jugosllav sipas urdhrave të Titos, argumentonte se Shqipëria ishte shumë e vogël dhe e dobët për të mbetur e pavarur pas luftës. Prandaj sipas tij e ardhmja e Shqipërisë do të ishte më e sigurt të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë Republikë e shtatë e saj.
Hoxha, sikurse edhe shumica e PKSH-së që kishin ndjenjën e nacionalizmit shqiptar, nuk e duronte fare qëndrimin arrogant dhe, kinse, mbrojtës të jugosllavëve. Ndihmësi kryesor i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ i PKSH-së, derisa lufta po shkonte drejt fundit të saj, por, ai edhe punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi. Dizdareviç, i cili në vitet 60 ishte i ngarkuar me politikën e jashtme të Jugosllavisë, zyrtarisht ishte një instruktor, detyra e tij ishte mbledhja e informatave sekrete.
Në vitet që pasuan menjëherë në prishjen me Jugosllavinë, regjimi i Enver Hoxhës ra nën sulmet nga një krah tjetër, nga shërbimet sekrete të Britanisë e të Amerikës. Për këtë gjerësisht e keni në librinë e Lord Bethelit “Tradhtia e madhe”. Ata që vepronin jashtë partisë sunduese të Shqipërisë, jashtë kontrollit, i fshinte revolucioni.
Anglezët dhe Amerikanët në fund të viteve 40-ta, sajuan një komplot të komplikuar dhe të rrezikshëm për ta përmbysur regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Ata ishin të bindur se në Shqipëri ka elemente që ishin besnik të Zogut dhe kështu ata parashutoheshin në zonën e Matit, në të cilët shpresonin se mund të organizoheshin shumë mirë.
Personat e rekrutuar nga kampet e përqëndrimit në Greqi dhe Itali, ishin grupi i parë, të cilët ishin stërvitur në Maltë, u dërguan në Shqipëri më 1947. Pra, dy vite në vijim grupe të shumta shqiptare u dërguan në Maltë, Qipro dhe në Gjermaninë Perëndimore për t’u stërvitur e pastaj u hodhën ose futën kontrabandë në Shqipëri.
Në vitin 1949 anglezët dërguan në Uashington një pjesëtar të shërbimit të tyre të fshehtë, H. A. R. (Kim) Filbi (Philby) për të punuar me CIA-në, për të ndihmuar në organizimin e operacioneve shqiptare. Por të gjitha operacionet ishin një katastrofë e vërtetë sepse Filbi, si një agjent i dyfishtë, informonte Tiranën me anë të Bashkimit Sovjetik se kur, dhe ku, duhej të prisnin secilin grup. Shumë shpejtë ato sapo zbarkonin në Shqipëri, ushtria shqiptare ishte në pritje të tyre, pasi ishte njoftuar praktikisht për kohën dhe vendin e saktë të mbërritjes.
Kështu që kurrë nuk vriteshin menjëherë, ata rrethoheshin dhe dërgoheshin për gjykim, ku në përgjithësi dënoheshin me vdekje. Shumë pak plani i tyre kishte rast për suksese. Ishte dërguar edhe grupi i fundit më 1952, ku më se treqind vetë kishin vdekur në operacione. Ky dështim kishte rritur tek Hoxha dozat e pararojës, që tani politika e jashtme shqiptare u përqendrua në ruajtjen e pavarësisë territoriale të vendit përball kërcënimeve të vazhdueshme nga Perëndimi dhe nga fqinjët armiqësorë permanent të Shqipërisë në Ballkan.
Me vdekjen e Stalinit, që nga viti 1950, pozita e Enver Hoxhës dhe qëndrimi i Shqipërisë kundër Jugosllavisë u dobësua. Meqë erdhi pajtimi i pjesërishëm ndërmjet Moskës dhe Beogradit dhe u bë ngritja e “Udhëheqjes kolektive” në kurriz të “kultit të individit”. Për të gjurmuar më hollësisht ndryshimet e aleancave të Shqipërisë gjatë viteve, nga Bashkimi Sovjetik te Republika Popullore e Kinës dhe gradualisht prapa që çoi te një pozitë e, paangazhuar, izolimit të Shqipërisë.
Enveri duke e pasur Mehmet Shehun brenda Shqipërisë si një krah të fortë mbështetjeje, ai e përforcoi autoritetin e tij duke ndjekur pandërprerë “shoqërizimin” në çdo sferë, duke e katandisur popullin shqiptar në një jetesë kolektive tepër të mjerë.
Spastrimi i madh i fundit në Shqipëri të periudhës së sundimit të tij, ka qenë “vetëvrasja” që iu imponua Mehmet Shehut nga fundi i vitit 1981 që ndoshta mund të ketë ardhur për shkakun se vetë mbështetësi i hekurt, më në fund, kishte nisur të jepte shenja ligështimi, ndërsa militantizmi i Hoxhës vazhdonte në kursin e krisur por të llogaritur me djallëzi pas 40 vjetësh konfliktesh e krizash pa pushuar.
Brezi që e bëri luftën dhe e solli komunizmin në Shqipëri, me vdekjen e Enver Hoxhës në vitin 1985 më në fund e la skenën. Jugosllavia pësoi humbjen e marshalit Tito, unifikuesit të saj të madh, pesë vjet me parë, dhe Kosova me popullsinë e saj shqiptare u bë një forcë shpërthyese brenda federatës jugosllave për të avancuar çështjen kombëtare.