(2L ONLINE) – Së shpejti një premierë do të vihet në skenën e Teatrit Profesional të Qytetit n Gjilan. Më 19 korrik , e shtune prej orës 21:00, do të jepet shfaqja premierë “Fundi i Lojës”, Autor:Samuel Becket. Regjia: Bashkim Ramadani. Ndërsa në ktë shfaqje do të luajnë: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Valmira Hoti dhe Kreshnik Berisha.
Skenografia & Kostumet: Blendina Xhema, Muzika: Florim Gagica, Dritat: Fatmir Halili,Inspicient: Raif Haziri, Rekuizitat: Suad Berisha, Punëtor skene: Medi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti. /2L ONLINE/