(2L ONLINE) – Kryqi i Kuq i Kosovës edhe këtë vit do të realizojë aktivitetin tradicional “Solidariteti në vepër”, qëllimi i të cilit aktiviteti tradicional është që ta ndihmoj popullatën nevojtare.
E, Kryqi i Kuq në Kamenicë ka apeluar tek të gjithë ata qytetarë e biznese që kanë mundësi të ndihmojnë në mënyrë që ky organizëm pastaj të mund të ndihmojë familjet në nevojë.
Rexhep Morina, sekretari i Kryqit të Kuq në Kamenicë ka bërë të ditur se ky aksion ka filluar më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.
Sipas Morinës, për këtë kohë, qytetarët mund të ofrojnë ndihma në: ushqime, higjienë, veshmbathje, shtrojë e mbuloje dhe mjete financiare e tjera. Ndihmat mund të grumbullohen në të gjitha degët e Kryqit të Kuq.
“Ndihmoni ato familje të cilët këtë dimër do ta kalojnë në të ftohtë ngase nuk kanë me çka të nxehen. Ti ndihmojmë ato familje të cilët nuk kanë ku të qëndrojnë në shtëpitë e tyre se shtëpitë e tyre ju pikojnë nga shiu apo bora.
Ti ndihmojmë ato familje që nuk kanë përkujdesje nga askush, janë të vetmuar apo kanë mbetur pa prind. Ju lutemi që mos të lejojmë që ndokush të vdes apo të vetëvritet nga skamja apo pa kujdesia e jonë”, ka apeluar Morina.
Ai tha se ndihmat do të grumbullohen nga vullnetarët e Kryqit të Kuq në shkolla e në fshatrat e komunës por ndihmat, ata që duan, mund t’i sjellën edhe vetë në lokalet e Kryqit të Kuq në Kamenicë. /2L ONLINE/