Është e thjeshtë të parandaloni një ftohje sezonale ose ta kuroni atë me disa përbërës natyralë, të cilët gjenden lehtë në kuzhinën tuaj. Por ju mund të përdorni gjithashtu edhe substanca shumë më pak “natyrale” si birra ose uiski, por sigurisht me masë.
Ulja e temperaturave shumë personave u shkakton ftohje të shoqëruar me hundë të zëna, dhimbje fyti, teshtima, zë të ngjirur etj. Ne ju këshillojmë që mos të filloni menjëherë të pini medikamente, por të provoni që ftohjen ta kuroni me mënyra natyrale, të cilat shumë shpejt do t’ua përmirësojnë imunitetin dhe do të pastrojnë kanalet e frymëmarrjes. Ja se cilat janë kurat:
Birra
Te “biondja” ka një molekulë, e cila lufton ftohjen dhe sëmundjet e tjera dimërore. Zbulimi u bë nga studiuesit japonezë të “Sapporo Medical University”. Ata te bima me të cilën bëhet birra identifikuan një substancë që nëse merret me sasi të mëdha vepron si një “mburojë” kundër virusit.
Supa e pulës
Ajo është “një ilaç i mirë” për të luftuar ftohjen dhe gripin, duke përshpejtuar shërimin. Falë përbërësve me vlerë ushqyese, supa e pulës mund të lehtësojë disa nga simptomat e kongjestionit nazal.
Kivi
Ngrënia e përditshme e kivit për 4 javë zvogëlon simptomat e ftohjes, si për shembull kongjestionin nazal. Kjo frutë rrit nivelet e gjakut nëpërmjet vitaminës C, vitaminës E, të cilat përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, mund të kenë një efekt forcues në sistemin imunitar.
Uiski
Një ilaç i mirë edhe ky në rastin e ftohjes. Në një gotë të mbushur me uiski mund të hidhni edhe një lugë të vogël mjalti (në vend të mjaltit mund të përdorni edhe sheqer), një fetë limoni dhe një filxhan me ujë të nxehtë.
Propolis
Ai gjithmonë ka qenë përdorur si një antiseptik në gojë, kështu që rekomandohet për ftohjet.
Limoni
Ky agrum ka veti të mira antigripale dhe antibakteriale. Për të ndalur një ftohje që në momentet e para të saj, apo që në simptomat e para këshillohet që të hani një limon të tërë, bashkë me lëkurën dhe farat. Nëse keni hundët e zëna mund të aplikoni disa pika lëng limoni direkt në të.
Zinku
Ai ndihmon në lirimin e hundës dhe i “shkurton jetën” ftohjes. Shtojcat minerale të zinkut janë promovuar nga biblioteka “Cochrane” si një ilaç për sëmundjen e sezonit më të urryer. Duke e marrë zinkun nëpërmjet një shurupi apo tablete që në ditën e parë të simptomave, ai do të zvogëlojë intensitetin dhe kohëzgjatjen e ftohjes.
Xhenxhefili
Ai është ideal për të luftuar ftohjen. Ziejeni dhe e pini në formën e çajit. Gjithashtu, ju mund t’i shtoni edhe pak kanellë.
Joga
Mbreti i parandalimit është Simhasana, pozita e luanit. Kjo është një kurë reale për të parandaluar ftohjen. Ndërkaq, aktiviteti aerobik e shpejton zemrën që të pompojë sasi të mëdha të gjakut, ju bën të merrni më shpejt për të transferuar oksigjenin nga mushkëritë te gjaku dhe ju bën të djersini pasi trupi të nxehet.
Ujë dhe kripë
Kjo mund të zvogëlojë ndjeshëm inflamacionin dhe ënjtjen e hundës. Përdorni spërkatësin me ujë dhe kripë (1/4 lugë çaji në një gotë me ujë) në çdo vrimë hunde 5-6 herë në ditë.
Hudhra
Ajo është një forcuese e njohur e sistemit imunitar, me veti të shkëlqyera antibakteriale dhe antivirale, pra mjaft e përshtatshme për të luftuar të ftohtin. Mënyra më e mirë është të pini një çaj me hudhër të freskët, por të ëmbëlsuar edhe me pak mjaltë të mirë është e shijshme dhe ndihmon për t’ju shëruar./shqip/