Kandidati për kryetar të Pejës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxheri, pas deklaratave të djeshme që ka dhënë e të cilat kanë të bëjnë me vrasjet e pasluftës, sot është ftuar nga prokuroria për intervistë.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se, Prokuroria i ka bërë ftesë Gazmend Muhaxherit që të lajmërohet për intervistë për atë që ka thënë dje në media.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar dy padi kundër tij, një tek prokuroria e EULEX-it dhe një tek ajo e Kosovës.
Muhaxheri dje ka deklaruar se njerëz të AAK-së vranë, Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Isuf Haklajn etj./Indeksonline/