Mbledhja Urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit është ftuar për të enjten (12.12.2024).
Mbledhja Urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit mbahet në sallën e Kuvendit dhe fillon në ora 10:00.
Në rend pune do të jenë:
Kërkesë për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i të hyrave të planifikuara në vitin 2023
Projekt Propozim Buxheti për vitin fiskal 2025 dhe vlerësimet e hershme për vitet
2026-2027. /2LONLINE/