DYLON

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan në Repartin e Ortopedisë është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan në Repartin e Ortopedisë është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike
Avatar photo Redaksia

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan (SPGJ), në Repartin e Ortopedisë, është realizuar një ndërhyrje e rrallë kirurgjike.

Tek një paciente e moshës 33 vjeçare, u largua tumori agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë, tumor ky, që ishte konfirmuar me Needle Biopsi.

EkoHigjiena

Pas qëndrimit disa ditorë në spital, pacientja lëshohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, njoftojnë drjetuesit e këtij Spitali.

Ekipi operator:
Dr. Veprim Presheva – Operator
Dr. Imran Shaqiri – Asistent
Dr. Rinor Velekinca – Asistent
Dr. Edon Zylfiu – Asistent
Dr. Selami Kurteshi – Anesteziolog

Ky tumor shumë i rrallë prek afërsisht një person në një milion banorë.

“Raste si ky janë sfiduese, por njëkohësisht na bëjnë krenarë me përkushtimin e stafit tonë ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjitshëm të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.