Ministria e Punëve të Brendshme- Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe mbështetur nga OSBE-Misioni në Kosovë, me qëllim të rritjes së përfshirjes së komunitetit jo-shumicë në Policinë e Kosovës, fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pjesëmarrje në “Punëtorinë për përfitimin e njohurive për procedurat e aplikimit, testimit dhe procedurave tjera të nevojshme për aplikim si zyrtar policor”.
Ky projekt ka për qëllim që të ofrojë mundësinë e ndjekjes së punëtorisë parapërgatitore, për 100 të rinj, vajza dhe djem, për t’i motivuar që aplikojnë si kadet të Policisë së Kosovës, duke synuar në mënyrë specifike komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës.
Të përzgjedhurit do të ndjekin punëtorinë në Akademinë Kosovare për Siguri Publike, dhe do të akomodohen në AKSP gjatë punëtorisë parapërgatitore.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, të cilët i plotësojnë kriteret si në vijim, të dërgojnë CV-në dhe shprehjen e interesimit, jo më vonë se më 24 tetor 2021, në [email protected].
• Të interesuarit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
• Të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
• Të jenë të moshës 18- 30 vjeç.
• Dëshminë e vaksinimit ( apo PCR test).
Punëtoria do të mbahet nga data 27 tetor 2021, në Akademinë Kosovare për Siguri Publike (Data e trajnimit mund të zhvendoset varësisht nga masat e marra lidhur me Covid-19).
Vetëm pjesëmarrësit të cilët i përmbushin kriteret e përcaktuara më lartë, do të kontaktohen për pjesëmarrje në punëtori. /2LONLINE.com/