Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushorë “Iron Wolf”në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve me qëllim të testimit dhe validimit të kapaciteteve të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore për Operacionet e Stabilitetit, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Operacionet e Stabilitetit realizohen me qëllim të kthimit të gjendjes normale në terrenet ku ndodhin operacionet në fatkeqësive natyrore po edhe të konflikteve tjera, dhe përmbajnë, kontrollin mjekësore të popullatës në zonat e prekura, operacionet dhe ndihmat humanitare, ushqime, ujë, veshmbathje e gjëra tjera të nevojshme si dhe dorëzimin e zonës autoriteteve civile vendore për të menaxhuar situatën pas operacioneve të stabilitetit.
Ushtrimi fushor “Iron Wolf” ka filluar me Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake në nivel Regjimentit, ka vazhduar me javën akademike dhe nga data 25-27.10.2023 është duke u realizuar ushtrimi fushor në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës drejtuar nga Qendra Operative e Bashkuar me pjesëmarrjen e të gjitha sindikatave që ishin pjesë e planifikimit.
I gjithë procesi i realizimit të ushtrimit fushorë “Iron Wofl” është drejtuar dhe udhëhequr nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.
Nga afër realizimin e ushtrimit fushor e kanë vizituar Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, të cilët vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke ofruar mbështetjen e tyre në përmbushjen e misionit të FSK-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/