DYLON

Azemi (AAK): Kryetari i Gjilanit nuk po e ndalë dronin e mashtrimit, e as promovimin e projekteve të promovuara

Azemi (AAK): Kryetari i Gjilanit nuk po e ndalë dronin e mashtrimit, e as promovimin e projekteve të promovuara
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar raportit të suksesit të nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2022/2023, prezantuar në seancën e të enjtes të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë se një raport i tillë të “len” pa fjalë!

“Në shkollat e Gjilanit janë të evidentuara 178 mijë e 500 mungesa. Të pa notuar janë 49 nxënës e 51 me mbi 3 nota të dobëta, por ama pa e përsëritë vitin askush. A nuk është i çuditshëm ky raport?!”, thotë Azemi i AAK-së.

EkoHigjiena

Sipas tij, pavarësisht kësaj, kryetari i Gjilanit nuk e ndalë dronin e mashtrimit, e as promovimin e projekteve të promovuara.

“Nuk mbahet praktika në pozitën e kryetarit e të drejtorëve, o njerëz. Aty lypset përvojë e dije, vullnet e ide, guxim e përkushtim”, ka thënë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.