Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët strategjik dhe me ftesën nga Qendra e NATO-s për Exelence dhe ftesën e U.S.Air Force in Europe (USAFE), Forca e Sigurisë së Kosovës me një Kontingjent nga Regjimenti i Mjekësisë (RM) të Komandës së Logjistikës nga data 28 Prill i është bashkuar forcave aleate në ushtrimin fushor “ Vigorous Warrior 24”.
Ky aktivitet i organizuar dhe drejtuar nga NATO që u realizua në Republikën e Hungarisë si vend pritës i këtij ushtrimi.
Kontingjentit të FSK-së, në këtë stërvitje i janë bashkuar edhe personel mjekësor nga Garda Kombëtare e Iowa-s së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët së bashku me pjesëtarët e Regjimentit të Mjekësisë ishin pjese e audiencës trajnuese dhe pjesë e kontrollit të lartë të ushtrimit (HICON).
Gjatë realizimit të ushtrimit, ekipi e ROL1 fushor të Regjimentit Mjekësor të FSK-së, përves qe ka qene pjese e këtij ushtrimi ne te njëjtën kohe është bere edhe vlerësimi për rivalidim te ekipes ROL1 fushor, vlerësim i cili është realizuar nga ekipi vlerësuese nga Qendra e Ekselencës për mjekësi e NATO-se.
Bazuar në vlerësimet në HICON, lidhur me realizimin e aktiviteteve sipas skenarëve, personeli i RM-së, ka pasur performance të shkëlqyer dhe ka realizuar të gjitha detyrat duke krijuar nderveprushmeri të mire mes ekipeve mjekësore të shteteve të NATO-s dhe shteteve partnere të angazhuar në UF “Vigorous Warrior 24”, njofton FSK. /2LONLINE/