Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm.
Forca e Sigurisë së Kosovës-forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim! /2LONLINE.com/