DYLON

Policia kufitare te Dheu i Bardhë identifikon edhe një viktimë të kontrabandimit me migrantë

Policia kufitare te Dheu i Bardhë identifikon edhe një viktimë të kontrabandimit me migrantë
Avatar photo Redaksia

Me  datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë, në pikëkalimin kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, në dalje të PKK, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez. Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar.

EkoHigjiena

Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.