Pas 3 muajsh angazhim, profesionalizëm dhe dedikim përfundoi certifikimi i instruktorëve të Këmbësorisë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes nga ekipi mobil i Ushtrisë Amerikane “SATMO”. Gjithashtu në ambientet e Kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj u realizua Kursi i Avancuar i Këmbësorisë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën luftarake, ndërveprueshmëria dhe krijimi i standardëve të bazuara në modelin dhe doktrinën e Ushtrisë Amerikane janë udhërrëfyes profesional për FSK-në. /2LONLINE/