Kadetët nga Kosova vazhdojnë të na bëjnë krenarë me rrugëtimin e tyre të përgatitjes ushtarake në akademinë më prestigjioze në botë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kadeti i radhës i cili është duke u shkolluar në akademinë Westpoint në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Andrin Vuthaj i cili bazuar në performacën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve është përzgjedhur të jetë pjesë e ekipit trajnues të kadetëve të rinj të gjeneratës 2026 dhe pjesë e grupit komandues të kompanisë E3 si rreshter i pare.
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik SHBA, po përgatit dhe trajnon kuadro profesionale dhe të gatshme për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë ku do në botë. /2LONLINE/