Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë.
Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit./2LONLINE.com/