Me ftesën e DCAF(Geneva Centre for Security Sector Governance) FSK me përfaqësues nga nga Sektori për Mbrojtje Kibernetike ka marr pjesë në Konferencën Rajonale për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga United Kingdom’s Government’s Foreign and Commonwealth Office (FCDO) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike të Qeverisë së Malit të Zi mbajtur në Podgoricë.
Qëllimi i konferencës ka qenë shkëmbimi i praktikave, ideve dhe përvojave më të mira për të përmirësuar gatishmërinë kibernetike përmes trajnimit strategjik të ekspertëve të sigurisë kibernetike; zbatimin e praktikave më të mira në zhvillimin e kurseve të nivelit bachelor dhe master në fushën e sigurisë kibernetike; rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës për ekspertët e sigurisë kibernetike dhe si të organizohet ushtrimi për siguri kibernetike në nivel vendi. /2LONLINE/