Me moton “Fishekzjarrët argëtojnë por edhe lëndojnë” Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbajnë ligjërata vetëdijësuese për masat e sigurisë gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, me nxënësit e shkollave fillore të mesme të ultë në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Duke pas parasysh rreziqet që vinë nga përdorimi i mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit, Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë organizon këtë aktivitetet me qëllim që të kontribuoi në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/