Ekipi i Task Forcës së kërkim-shpëtimit në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 14 ditësh në orën 12:50 gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit 12 vjeç, nga fshati Rufc i Vjetër. Ai dyshohej se ishte zhdukur në lumin Sitnica, në komunën e Lipjanit.
Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit, rreth 50 metra larg vendit ku dyshohej se ka rënë ai.
Dje dhe sot, me qëllim të intensifikimit të operacionit të kërkimit shpëtimit, FSK-ja ka rritur numrin e pjesëtarëve të Task Forcës së kërkim-shpëtimit, nga 22 sa ka qenë deri më tani, në 34 pjesëtarë, me çka në ditën e sotme, ka rezultuar me sukses.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=21532