Sot në kazermën “Adem Jashari” është bërë hapja e garava sportive që do të mbahen në kuadër të organizimeve për shënimin e “Ditës së Forcës” 27 Nëntori, ku do të garojnë të gjitha njësitë e FSK-së, në disiplinat: futboll, volejboll, shah, ping-pong, shenjëtari dhe vrapim.
Të pranishimit në hapje i përshëndeti shefi i stafit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi ku pjesëmarrësve ju uroj suksese dhe njëherë theksoi që garat të vazhdojnë të realizohen në një atmosferë sa më festive, për të shënuar kështu “Ditën e Forcës”.
Sot është zhvilluar gjiroja e parë në futboll, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do zhvillohen disiplinat tjera sportive për tu përmbyllur me një ceremoni ku do të shpërblehen më të mirët, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/