Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se fillimisht policia kishte pranuar një informatë përmes telefonit nga një qytetar, se në fshatin Bratillovc, deri sa ishte duke i ruajtur bagëtinë, në një fushë te hapur, rreth 40 metra larg rrugës kryesore Kamenicë-Tugjec, ka vërejtur një mjet të dyshimtë shpërthyes.
“Dyshohet se mjeti ishte granat dore e tipit-A-4, prodhimit Jugosllav, ngjyrë e gjelbër i cili ishte pa siguresë. Patrulla ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti I FSK-së për deminim ka arritur në vend ngjarje dhe ka bërë deminimin e mjetit shpërthyes ne vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt”, ka thënë Hashani.
Rasti I referohet njësitit te hetimeve. /2lonline/