Është nënshkruar kontrata mes Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë me të cilët ju hapët rrugë realizimit të një projekti për zhvillimin e komuniteteve, konkretisht përkrahjen e nismave të komuniteteve nga fshatrat përfituese Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive.
Gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate në mes të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg u bë me dije se nismat që vijnë nga komunitetet e këtyre dy lokaliteteve do të përkrahen përmes participimit të komunës dhe fondacionit, por shtuan se ato fillimisht duhet të marrin aprovimin nga ta.
Ky projekt sipas Beqirit do të zgjas deri në fund të vitit 2019 dhe ndër tjerash do të këtë edhe trajnime, asistencë teknike për të gjithë ata që do përfitojnë në projekte konkrete.
E kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se më të vërtetë Fondacioni Kosovë- Luksemburg përmes projekteve të tyre dhe bashkëpunimit me institucionet komunale të Vitisë po bënë një punë të mirë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Ai falënderoi Fondacionin Kosovë-Luksemburg për këtë bashkëpunim duke u zotuar se komuna e Vitisë ka nderin që të bashkëpunoj me ta.
Në aktin e nënshkrimit të kësaj kontrate të pranishëm ishin edhe Vehbi Tahiri, kryetar i fshatit Gërmovë si dhe Sefedin Fetehu, kryetar i fshati Sadovinë e Jerlive si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili njëherit është edhe Koordinator me këtë fondacion si dhe persona të tjerë.