Për shkak të punimeve të parapara në objektet elektroenergjetike, Elektrodistribucioni i Serbisë nga orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të ndërpresë furnizimin me rrymë në rajonin e Komunës së Bujanocit.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie të cilin e përcjellë portali informativ Titulli.com, fshatra të kësaj komune nuk do të kenë energji elektrike duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 14:00.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektroenergjetike, të mërkurën, 12 gusht, pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Sebrat, Pretinë, Lukarcë dhe Staraci i Epërm (Gornji Starac) nga ora 08:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.
Veç fshatrave të kësaj komunë edhe vendbanime të Vranjës dhe Vlladicki Hanit do të mbesin pa energji elektrike gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.