/2L ONLINE/ – Banorët e fshatit Goshicë të Vitisë dhe këshilli i këtij fshati kanë nderuar sot kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me një mirënjohje. Kjo mirënjohje sipas tyre është dhënë kryetarit Haliti për shkak të realizimit të projekteve të shumta në këtë lokalitet pasi ata potencuan se Goshica ka qenë harruar nga pushtet e më hershme.
Mirënjohja ju dha kryetarit Haliti me nënshkrimin e koordinatorit të fshatit Goshicë, Muhabi Zejnullahu. Vetë kryetari Haliti tha se ai si kryetar i kësaj komune, do të kujdesët që investimet komunale të shkojnë në çdo lokalitet të Vitisë dhe atë pa dallime. /2L ONLINE/