Gazeta prestigjioze franceze, “France Football” ka përdorur klasifikimin e “Topit të Artë” në dhjetë vitet e fundit për të krijuar formacionin ideal të dekadës.
Iker Casillas pozicionohet në portë, me një linjë mbrojtëse përpara tij, të formuar nga Lahm si i djathtë, Van Dijk dhe Ramos në qendër, Marcelo në të majtë të prapavijës.
Mesfusha iu besohet këmbëve të Modric dhe dy ish-mjeshtrave të Barcelonës: Xavi Hernandez dhe Iniesta. Reparti ofensiv, natyrisht, nuk mund të kishte emra të tjerë, përveç Messi, Ronaldo dhe Neymar.
Edhe pse kriteri që “France Football” ka përdorur për të hartuar këtë top-formacion, është ai i klasikimit për “Topin e Artë”, duket qartë, kjo media e njohur franceze nuk ka hezituar të japë arsyet e përzgjedhjes së secilit lojtarë.