Agjensia kombëtare e shëndetësisë në Francë, Anses ka gjetur kimikate në pelenat e foshnjave që tejkalojnë nivelet e sigurisë.
Studimi është bërë në një numër markash të ndryshme të pelenave që janë në dispozicion vetëm në tregun francez.Disa marka të disponueshme në tregun francez shiten edhe në vende të tjera të botës.
Sipas Anses, u zbuluan një numër kimikatesh të rrezikshme tek pelenat që përmes urinës mund të hyjën në kontakt të gjatë me lëkurën e foshnjave.
Disa nga kimikatet mund të shkaktojnë alergji të lëkurës. Testet gjetën substanca të cilat janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Agjensia bëri thirrje për reagim të shpejtë duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që këto kimikate mund të paraqesin.