Forumi për Transparencë Parlamentare ka diskutuar sot lidhur me përgatitjet për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, anëtarë të Forumit, së bashku me kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, e cila ishte e pranishme në mbledhje, diskutuan mundësinë e organizimit të një tryeze të diskutimit lidhur me procesin e integrimit evropian.
Tryeza do të organizohet në vigjilje të kësaj dite dhe pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve, të misioneve diplomatike të akredituara në Prishtinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /2LONLINE/