/2L ONLINE/ – Forumi Imazh & Media organizoi në Tiranë, Festivalin e 13-të ndërkombëtar të imazhit shqiptar përmes së cilit vlerësohen personalitete të ndryshme, intelektualë e figura të kombit ndër vite për kontributin e madh që kanë dhënë.
Njëra ndër mirënjohjet iu dedikua edhe sportit shqiptar. Ambasador i imazhit shqiptar në botë iu dha Mexhit Devajas. Devaja, ish-Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe një ndër themeluesit e Federatës së Hendbollit të Shqipërisë. Devaja arriti që të ndërkombëtarizoi sportin kosovar dhe njihet të njihet si ambasador, dhe në kuadër të kësaj, vlerësimi për z.Devaja vije falë punës së tij të madhe dhe sukseseve më të larta të lobimit në ndërkombëtarizim.
Po në këtë eveniment që është mbajtur në Akdeminë e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Astrit Memia, ka pranuar një mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e të cilën ja ka dorëzuar Arbër R. Ismajli, shef i kabinetit të Kryetarit Gjilanas. Ismajli e ka vlerësuar këtë si një ngjare të rëndësishme.
Ja postimi i plotë i tij në profilin e tij në facebook.
“Sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, pata nderin që në emër të Kryetarit të komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri ti ndajë Mirënjohje Prof.dr. Astrit Memisë President i Forumit Imazh & Media.
Gjithashtu pata kënaqësi të veçantë që po në këtë tempull të dijes,ta shijojë promovimin e librit “Një Jetë me Hendbollin” libër me autor Artan Muhaxhirin kushtuar Ambasadortit të sportit Kosovar z.Mexhit Devaja
Javë të mbarë për ju dhe familjet e juaja!
Arbër R.Ismajli