Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka organizuar bashkëbisedim informues e sensibilizues me profesionistët shëndetësorë, në Ditën ndërkombëtare të zemrës.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i FR LDK, njëherësh kandidat për Asamble, Gentrit Murseli dhe kandidatët tjerë, Leotrim Bllaca, Gresa Avdiu e Driton Nuhiu, derisa bashkë me të rinjtë tjerë, kanë bashkëbiseduar me tre mjekë specialistë, ndër më të njohurit e më të suksesshmit në Gjilan, Dr. Besim Guda (kandidat për Asamble), Dr. Agim Kryeziu e Dr. Imet Rrahmani.
Në këtë takim, i cili rezultoi i suksesshëm, është diskutuar lidhur me ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e zemrës nga sëmundjet e ndryshme, përkatësisht ndërgjegjësimin dhe preventivën, si forma më e mirë e më e suksesshme.
Takimi i sotëm është organizuar, sipas respektimit të masave anti-COVID-19.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/