Kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së në Gjilan. Vjollca Gagica – Matoshi. me anëtaret e kryesisë qendrore, Vana Jerliu Ramadani dhe nënkryetaren e Forumit të Gruas në nivel të Kosovës Drita Maliqi, vizituan shoqatën Handikos në Gjilan, ku u njoftuan nga drejtuesit e kësaj shoqate, për hallet, kushtet dhe nevojat që ata i kanë në këtë institucion, për ta zhvilluat aktivitetin e tyre të përditshëm.
Përgjatë kësaj vizite përfaqësueset e AKR-së janë njoftuar nga drejtuesit e kësaj Shoqate për punën qw bëhet aty dhe për nevojat që kanë e në veçanti, ata i shprehen shqetësimet e tyre të ndryshme për trajtimin jo të mirë që po ju bëhet nga institucionet që duhet ofruar përkrahje për Handikos. Ata thanë se ndihen të diskriminuar në shoqëri dhe se funksionimi i tyre normal po vështirësohet nga mungesa e fondeve të nevojshme për funksionimin normal të shoqatës.
Kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së në Gjilan Vjollca Gagica Matoshi tha me këtë rast se si Forum i AKR-së në Gjilan edhe në rastet tjera kanë vizituar shoqatën dhe njihen me punën e mirë që bëhet aty, por edhe me vështirësitë dhe nevojat që i kanë.
“Me ardhjen në pushtet të AKR-së me koalicionin, pjesë e të cilës është, iu sigurojmë se do të kemi edhe më shumë vizita në shoqatën Handikos. Do të trajtoheni në kushte të barabarta më të tjerët, gjithashtu do të ketë gjithë-përfshirje edhe në punësim, në institucionet qeveritare, në bazë të një shpërndarje proporcionale”, ka thënë Matoshi.
Ndërsa anëtarja e kryesisë qendrore të AKR-së në nivel Kosove Vana Jerliu-Ramadani tha se i kanë parasysh personat me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë sepse lideri i AKR-së Behgjet Pacolli është një nga njerëzit me shpirt human që ka ndihmuar shumë në shoqërinë kosovare.
“Ne do të ngrisim këto shqetësime që ju i shpërfaqet edhe te Presidenti i AKR-së dhe me ardhjen në qeveri do të ngritën edhe në nivel Institucional. Në qeverisjen e AKR-së do të veprojmë në shumë sfera si trajtime të rehabilitimit psiko-sociale dhe primar fizikal te ofruara nga njerëz të specializuar dhe me përvojë në këtë fushë, ngritjen e më shumë qendrave për trajtim dhe programe për socializim në shoqëri që kjo kategori mos të jetë e anashkaluar”, ka thënë Ramadani.
Me tej ajo shtoi se avancimi i situatës së përfshirjes së fëmijëve me aftësi te kufizuara ne edukimin para fillor dhe atë fillor si dhe ofrimi i shërbimeve edukuese dhe rehabilituese që do të ofrohen në qendrat e ndryshme siç janë “Handikos” do të jetë një prioritet për ne, në të ardhmen.
Ndërsa, nënkryetarja e Forumit të Gruas të AKR-së në nivel Kosove Drita Maliqi ka thënë se janë shumë të shqetësuar për anashkalimin e personave me aftësi të kufizuara, si n rastin kur një shoqatë siç është Handikos të mos mbështetet me fonde të mjaftueshme, kjo është e pafalshme për bartësit e institucioneve tona.
“Në qeverinë që do të jetë nga koalicioni jonë, do të jeni prioritet dhe do të merren hapa urgjent për këto kategori me nevoja të veçanta. Ju premtojmë mbështetje dhe vizita tjera edhe jashtë fushatave zgjedhore, siç edhe e kemi bërë edhe më parë”, ka thënë Maliqi.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017