/2L ONLINE/ Sot, tri subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal me nga një anëtar (këshilltar) arritën një marrëveshje që të krijojnë Grupin e Këshilltarëve G3 i cili përbëhet nga Ismet Hajdini (AKR), Selvete Shurdhani (PD) dhe Renan Imami (KDTP) , qëllimi i formimit të këtij Grupi është harmonizimi,fuqizimi si dhe vendimmarrja e përbashkët.
“Krijimi i Grupit G3 është vetëm fillimi, presim që edhe anëtarë të tjerë të kuvendit t’i bashkohen këtij grupi, kurse shef i këtij grupi do të jetë Kryetari i Degës së AKR-së, Ismet Hajdini”, thuhet në njoftim. /2L ONLINE/