Nga: Ismajl KURTESHI
(2L ONLINE) – Sot është me rëndësi të kuptohet që në një situatë kur procesi zgjedhor nuk kontestohet dhe kur mbi 50% e deputetëve pajtohen për formimin e institucioneve ata nuk mund të pengohen nga askush.
Po ashtu është me rëndësi të kuptohet se PDK-ja, që i ka 37 deputet dhe ka dal e para në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk i ka fituar zgjedhjet. Kjo do të thotë se PDK nuk mundet me i formuar institucionet.
Institucionet mund të i formojë vetëm subjekti ose koalicioni që i ka së paku 61 deputet, e kaq deputet i kanë vetëm katër subjektet shqiptare që janë pajtuar me i formuar bashkë institucionet.
PDK-ja duke e kontestuar parimin bazë të demokracisë, pra të drejtën e shumicës për të marr vendime, po e vë në pikëpyetje rendin kushtetues të vendit. Në këtë pikë nuk mund të lëshohet pe, sepse nuk bëhet fjalë më për një pjesë të pushtetit por për sistemin shoqëror demokratik ku vendos shumica. Nga ky parim që është bazë e demokracisë nuk bënë e as nuk mund të heqim dorë.
Në këtë situatë, Vetëvendosja dhe LAN-i duhet ta kuptoj se fakti që pakica parlamentare po e bllokon krijimin e institucioneve nuk e arsyeton mos veprimin e koalicionit dhe se përgjegjësia për daljen nga kjo situatë bie para së gjithash mbi shumicën parlamentare.
Prandaj koalicioni, duke e respektuar Kushtetutën dhe procedurat zgjedhore, por pa hequr dorë nga parimi bazë i demokracisë dhe pa humbur kohë, duhet ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Kosovës e pastaj menjëherë edhe Qeverinë e Vendit. /2L ONLINE/
/Fjala e deputetit Ismajl Kurteshi, njëherësh kreut të Lëvizjes Vetëvendosje , Qendra në Gjilan, para të pranishmëve në Teatrin e Qytetit, ku Lëvizja Vetëvnedosje Ka mbajtur tubimin me qytetarë/