I.1. Personalitete Atdhetare
Atdhetarin Adem Guta,ferizajas, i lindur në Jezerc, Lufta e Dytë Botërore e zë si nxënës të klasës së katër të medresës së “Gazi Isa Beg“, ky ishte në moshën 25 vjeçare dhe i dëshmuar për veprimtari politike, patriotike, kurse në vitin 1942-43 u zgjodh kryetar në Sllatinë (Qënresë), Viti, mirëpo Adem Guta ishte edhe anëtar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Adem Guta, fillimisht u dekretua në Vaganesh të Moravës së Poshtme kryetar,por së shpejti u transferua në Sllatinë (Qëndresë), kurse në Vaganesh u soll kryetar komune Selim Selimi, i Norqës së Preshevës. Për emërimin e Adem Gutës kryetar, ndikim pati patrioti Ismajl Gorani nga Davidovci (Bushati) i Shtimes, nënprefekt i Ferizajt nga fundi i shkurtit të vitit 1942, ishte mik dhe i besueshem i Iljaz Agushit. Iljaz Agushi i cili ishte minister i punëve botoredhe zv.kryeministër i Mbretërisë Shqiptare.
Komuna e Vaganeshit dhe komuna e Sllatinës së Epërme (Qendresës), ku shërbeu A.Guta nga muajt e parë të vitit 1942 deri në fillim të gushtit 1943, i takon nënprefekturës së Gjilanit, e kjo e Gjilanit prefekturës së Prishtinës. Në këto vise të Anamoravës, e ashtuquajtura Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë (LANÇJ-ja), ishte e fuqishme, e veçanërisht nga pranvera e vitit 1942. Adem Guta pritej të ishte i pakompromis kundër propagandës së komunistëve jugosllavë. Sipas gjitha gjasave, me ndërhyrjen e komunistëve shqiptarë të infiltruar në administratën shtetërore të Mbretërisë së Shqipërisë në nënprefekturë të Gjilanit, që ishte Rifat Berisha nga Drenica, ndërsa në Dardanë kryetar komune ishte komunisti Kurtesh Agushi.
I.2. Infiltrimi i Majtistëve Shqiptarë të PKJ-së në Administratën Shtetërore të Mbretërisë së Shqipërisë
Komuna e Sllatinës (Qendresës) Viti, ishte komunë edhe në kohën e Mbretërisë Jugosllave, e cila administronte fshatërat: Sllatinë e Poshtme (Burim), Dardani (Tankosiq), Ramjan, Tërstenik, Komogllavë (Gurbardh), Gërmovë, Zllatar (Zgatar), Mirosalë (Merasallë) si dhe gjysmën e Rahovicës (Rrahishtës). Në Mb.Jugosllave kryetar i komunës së Sllatinës së Epërme ishte rreth 16 vjet me radhë Zeqir Sejdi Sokoli, i njohur në popull me emrin Zeqë Verbani.
Kryetar i parë në periudhën e Mbretërisë Shqiptare në kurorën e Romës ishte Adem Zenel Ymeri nga Sllatina e Epërmr(Qëndresa), i vendosur nga populli, ndërsa sekretar i komunës ishte Muhabi Halil Nuhiu,vendës. Ardhja e Adem Gutës për kryetar solli ndryshime në administratën e komunës, ngase Guta për sekretar të komunës solli ferizajasin Engjëll Gjinin, i cili ishte profesor i Gjeografisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup.
Arsyeja pse Guta e largoi nga komuna Muhabi Nuhiun ishte, ngase ai kishte afërsi me Ramadan Agushin, Sinan Hasanin, Shinasi Hallaqin etj. të cilët ishin komunistë dhe formuan celulën komuniste në Pozheran dhe Tërpezë në verë të vitit 1943. Muhabi Nuhiu punonte në shkollën fillore të Sllatinës (Qënresës),deri në mesin e nëntorit të vitit 1944. Bogomir B. Stankoviq thot se: Pas luftës Muhabiu iu bashkëngjit ballistëve,për shkak se Kosova mbeti nën Jugosllavi,u konsiderua armik i popullit,u kap dhe u pushkatua. Adem Guta, duke parë rrezikun nga bashkëpunëtorët shqiptarë me ata serbë-komunistë, thoshte:“Me komunistët çetnikë serbë e kam lehtë, por nga bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë nuk mund të sigurojë qetësinë e ardhmërinë e Shqipërisë”.A.Guta, aktivitetin administrativë dhe politik, e zhvillonte në rrethana të luftës, nuk kishte as banesë në komunën e Sllatinës (Qendresës),ngase vepronte baza e hershme e PKJ-së dhe Lëvizjes Çetnike, që këto dy lëvizje kishin program të papërputhshëm në mes vete, por që kundër shqiptarëve ishin unik. Në këto rrethana dihej një terror që mund të zbatohej në viset shqiptare në lindje të Anamoravës, prandaj A.Guta ishte syhapur në popull për organizimin vullnetar në fshatërat që i administronte komuna. Kjo ishte edhe kërkesë që shtronte organizimi i mbrojtjes vullnetare të Kosovës, i cili konsiderohej projekt i Iljaz Agushit, i cili ishte ministër i punëve Botore dhe zv.kryeministër i Mbretërisë së Shqipërisë, në periudhën e kryetarllëkut. A.Gutës në Sllatinë (Qëndresë). Adem Guta bëri përpjekje për të futur edhe pjesën lindore të Anamoravës nën administratën e komunës së Sllatinës, mirëpo ai ishte i rrezikuar edhe përbrenda administratës shtetërore të Mbretërisë së Shqipërisë, sepse ishin futur komunistë në komuna, nënprefektura, madje edhe si kryetar i nënprefekturës së Gjilanit Rifat Berisha, në komunën e Pozheranit Hysen Tërpeza, në Partesh Ramiz Cerrnica, kurse në Ferizaj ishte kryetar djathtisti Hivzi Sylejmani, por edhe ky kishte zëvendësin komunist. Nga ana tjetër edhe popullata në Anamoravë ishte e hutuar, sepse ishin shpërngulur nga Morava Lindore dhe ishin ardhë refugjatë në komunën e Sllatinës. Këtë po e shfrytëzonin me të madhe komunistët dhe çetnikët për realizimin e qëllimeve të tyre, pra, kthyerjen e Jugosllavisë në kufijt londinez. Shih gjersisht Tahir Z Berisha në fokus të ngjarjeve në bisedë me Sinan Hasanin, Prishtinë 2005. Në mbrëmjen tjetër, me një shtëpi të boshatisur, bëmë betimin partizanë. Më vetoj ndërmend, pse partizanë të Jugosllavisë,e jo të Shqipërisë, kur të gjithë ishim shqiptarë? Shpejt e qortova veten, pse më shkoj mendja kah nuk duhet. Pra, betimi shqiptar në njësitet partizane ishte pa identitet kombëtar, Njësiti Zenel Hajdini i cili u formua në shtator të vitit 1942, pra forcimi i Lëvzjes Komuniste në Anamoravë i solli kokëçarje të madhe kryetarit të komunës A.Gutës, i cili kishte argument të mos shihte dallim në mes të komunistëve shqiptarë, serbë e çetnikë dhe ushtarëve bullgarë, sepse nga ta mund të vinte rreziku i Kombit Shqiptar dhe pengimi i ecjes mëtej për një Shqipëri Etnike, prandaj Guta i luftonte vendosmërisht dhe i urrente njëjtë.
Sipas koministit serb Sima Militiq, në janar 1943 ndodhi një burgosje masive e komunistëve serbë e malazezë në Dardanë, por Sima Militiq vet i tetëmbëdhjeti i shpëtoi arrestimit dhe iu bashkëngjit Aradhave Partizane në mal. Pas këtyre burgosjeve nuk ju erdhi mirë as komunistëve shqiptarë që ishin infiltruar në administratën mbretërore të Shqipërisë, në komuna e nënprefektura që ndikuan në mënyrë të tërthorët në pushtetin qendror në Tiranë, ndaj nga mesi i marsit, sipas gazetës zyrtare “Tomori i Vogël“ me 19 mars A.Guta ndërrohet për kryetar , emërohet kryetar në komunën e Vaganeshit të Dardanës, por A.Guta nuk e pranoi një gjë të tillë, sepse e dinte se ishte një intrigë e majtistëve shqiptarë e serbë për të krijuar kurthë për atë,por me përkrahjen e Iljaz Agushit zv.kryetar i Mbretërisë së Shqipërisë, që i njihte mirë rrethanat, vazhdoi punën në komunën e Qëndresës si kryetar.Ndërsa në Vaganesh u emërua kryetar komune Mehmet Krileva, kjo ishte kërkesë e fshehtë e komunistëve të lagjes së Fadil Hoxhës.
I.3. Kontributi Kulturor i Intelektualëve Shqiptarë
Qëndëra e studimineve shqiptare pranë Akademisë Mbretërore të Italisë, të cilën e drejtonte shkrimtari dhe dijetari i famshëm, prifti Ernest Koloqi, ish-ministër i Arsimit në qeverinë e Mustafa Krujës, mori iniciztivën për hartimin e Atlasit Gjuhësor të Shqipërisë. Sipas gazetës “Tomori i Vogël“ të 20 marsit 1943, gjuhëtari shpresëdhënës për albanishte, madhori Eqrem Qabej, nënpunës i Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë së Shqipërisë u emërua anëtar i redaksisë pë Atllasin Gjuhësor të Shqipërisë. Kjo u bë për shqiptarizimin e emrave të qyteteve, fshatrave, arave duke u bazuar në dokumente burimore. Një kontribut të madh në lokalitete dhanë edhe A.Guta, Ismajl Gorani zyrtar i lartë i nënprefekturës së Ferizajt, vendimi u mor me 1943 për heqjen e toponimeve serbe, ngase ato toponime ishin falsifikuese, shkombëtarizuese për shqiptarët dhe nuk kishin burime të mjaftueshme historike.
I.4. Aksionet e Forcave të Djathta
Forcat e djathta shqiptare, rol të rëndësishëm luajtën edhe në pajtimin e gjaqeve. Në prill 1943 Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare e Jugosllavisë, në Kosovë përjetoi dy goditje nga Mbrojtja Vullnetare Kombëtare e Kosovës. Të parën më 14 prill 1943, kur në malet e Blinajës të Drenicës u vranë 12 komunistë serbë, të nisur nga Prishtina për t’ju bashkuar AP “Emin Duraku” të Fadil Hoxhës, kurse goditjen e dytë e mori AP” Emin Duraku” në Livoq të Anamoravës me 26 prill të po këtij viti ku humbi jetën një partizanë. Këto synime parësore i mbështeste fuqimisht edhe imami i xhamisë së Sllatinës së Epërme (Qëndresës) Xhemajl Z. Arifi, i njohur në kujtesën historike të popullit si Mulla Xhema. Mulla Xhema ishte kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravën e Epërme dhe kryetar i këshillit për rekrutimin e Vullnetarëve për Mbrojtejen Kombëtare të Kosovës për komunën e Sllatinës. Ai e ndjente në shpirt obligim të ishte aty ku mund të kontribuonte për çështjen kombëtare për shpurrjen njëherë e përgjithmonë të pushtuesit serb, që ishte gjenocidial kundër eksistencës fizike të popullit shqiptar. Në fillim të prillit, i vëllai i Mulla Xhemës, Ahmet Zeqir Arifi, disa vjet më i moshuar gjendej në shërbim ushtarak të Jugosllavisë Versajase. Kapitullimi i Jugosllavisë Ahmetin e gjeti në rrethin e Mitrovicës, ku përjetoi masakrën mbi ushtarët shqiptarë të njësitit të kapiten Kaliqaninit në tërheqjen nga Kosova para vërrshimit të ushtrisë Hitleriane.
Nuk dihen rrethanat në të cilat Ahmet Z. Arifi u bashkua me Sherif Vocën (deputet) por e dimë sakt se Ahmeti i priu Sherifit në përpjekejen e fundit për të dal nga rrethimi i ushtrisë së Kaliqaninit. Në të dal nga Mitrovica, rojet serbe dyshuan se gruaja me ferxhe mund të ishte Sherif Voca,ndaj i ftuan që të ndaleshin, Ahmeti ishte i veshur në rroba civile, por që të dy kishin armë të maskuara dhe nuk u dorëzuan. Pas një rezistence ballpërball, Sherif Voca dhe Ahmet Arifi përfunduan jetën si dy fatosë të Shqipërisë Etnike. Populli i Mitrovicës i varrosi njërin pranë tjetërit në oborrin e xhamisë “Hysen Qaush“,që në popull njihej si “Xhamia e Haxhi Veselit”. I vëllai, Mulla Xhema, u informua menjëherë për vdekjen heroike të dy fatosëve, por ai zgjodhi xhumanë për t’i bërë nderimet pranë varrezave të tyre, pas faljes së xhymasë ai mbajti një fjalim të zjarrtë në oborrin e xhamisë për dy dëshmorët e kombit dhe bëri që me oratorinë e tij, fjalimin me karakter të një eprori ushtarak të përgatis masën popullore që mos të kursejnë as jetën për lirinë e atdheut, ribashkimin e plotë të Nënës Shqipëri.
I.5. Formimi i ”Këshillit të Gjyqit të Paqit“
Iljaz Agushi nga Prishtina dhe Xhafer Deva nga Mitrovica propozuan që në Këshillin e Paqit, perveç Mulla Xhemës kryetar, të ishin në Këshill Hysen Tërpeza, Musli Pira dhe Hamdi Kurteshi nga Pozherani, Zenun Zejnullahu nga Ramjani etj. Nga burimet e marra thuhet se: M.Pira dhe H.Kurteshi ishin të afërt dhe të besuar për komunistët dhe kishin lidhje me Sinan Hasanin. Djali i Musli Pirës, Halimi, ndonëse i ri, ishte edhe krah arme i Sinanit, ish-planifikuesit të një atentati të Mulla Xhemës, pra, aktiviteti i Mulla Xhemës me interes për mbrojtjen kombëtare të Kosovës ishte i njohur te komunistët e lagjes së Sinan Hasanit, prandaj sipas konstatimeve të Sinan Hasanit të paraqitura me kujtesë në rrëfimet e tij thuhej:
“Në fillim të vitit 1943, me Rrahman Sylën nga Pozherani, menduam t’ia bënim një pusi Mulla Xhemës,(sekretarit te komunës së Sllatinës),por atë mbrëmje ai nuk u duk. Ia shkruam një copë letër dhe ia ngulëm në kapinxhik,me një fishek pushke. Po nuk çove dorë nga kjo punë e keqe, kjo do të pretë”. Pra, për komunistët, punë e keqe e M.Xhemës ishte përkrahja e A.Gutës dhe roli që kishte ai për mobilizimin e Vullnetarëve për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Komunistët shqiptarë për ideologjinë e tyre për vëllazërim-bashkim me serbët e malazezët, maqedonasit dhe përkrahësit tjerë me ide të njëjta, mund ta vrisnin edhe babën, vëllain, kusheririn,dajën dhe mikun e shtëpisë. A.Guta kishte përkrahjen e pakursyer edhe të patriotit Ramiz Begucës, komandant i xhandarmërisë në Dardanë, kundër aktivitetit serbo-çetnik dhe atij komunistë, i pati edhe trimat e vendosur për sakrificë për sigurinë e lirisë dhe tërësinë e Shqipërisë: Zahir Mustafën dhe Mehmet Imerin nga Sllatina, Sali Danin e Gaçkës dhe Ahmet Ferizin nga Komogllava, pra, këso kohe 1943 (fundi i majit)në marrëveshjen e Tiranës dhe Sofjes, Sllatinës iu bashkua edhe Goshica, Verbani, Sadovina e më vonë edhe Gërmova me rrethinë. Kjo fitore u arrit pas vrasjes së Ali Kovaçit nga fsh.Verban dhe dy mysafirëve të tij:Ramadan Mustafës nga Smira dhe Hazir Miftarit nga Goshica.Në fillim të vitit 1941, bullgarët kishin vrarë edhe Ahmet Muhaxhirin nga fshati Verban. …vazhdon, ku mund të lexoni:
I.6. Veprimtaria Djathtiste Demaskim i Çetnikëve dhe Komunistëve Serbë
I.7. Likuidimet e Patriotëve Shqiptarë nga Komunistët Serbë e Çetnikë dhe Bashkëpunëtorët e Tyre.
II.1. Denimet në Emër të Popullit të Jugosllavisë